Lajme

Dënimi i Pal Lekajt, Dimal Basha: Qesharake, ky dënim i jep shpresë kriminelëve

By GAZETA SCANNER 1

January 31, 2024

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe tre të tjerëve në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. E ndaj këtij dënimi ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha i cili e ka quajtur qesharak vendimin e Gjykatës Themelore.

“Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak! Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar Basha.