Ndërsa politika amerikane ka një konsensus të fortë dypartiak për mbështetjen e Izraelit, ndarjet po shfaqen rreth bombardimeve të Izraelit ndaj Gazës mes numrit në rritje të vdekjeve.
58 demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat pëmes një letre të premten i kanë bërë thirrje sekretarit amerikan Antony Blinken që të nxisë Izraelin për të shmangur viktimat civile dhe për të lejuar më shumë ndihmë në enklavën e rrethuar.
“Ndërsa ne besojmë fuqimisht në të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, ne jemi shumë të shqetësuar nga operacioni dhe sjellja ushtarake e Izraelit që nuk arrin të kufizojë dëmin ndaj joluftëtarëve dhe popullatave të cenueshme”, thuhej në letër.
Ro Khanna, një demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve për Kaliforninë, tha se demokaratët kishin një ndjenjë se bombardimi i civilëve të pafajshëm duhej të ndalohej menjëherë.
“Kur shkuam pas Osama Bin Ladenit, ne nuk bombarduam civilët pakistanezë”, tha ai.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka refuzuar thirrjet për një armëpushim, në vend të kësaj kanë mbështetur pauzat humanitare të cilat për qëllim kanë lejimin e dërgimit të ndihmave në Gaza, dhe përpjekjet për të siguruar lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përjashtuar çdo ndërprerje të përkohshme të armiqësive derisa Hamasi të lirojë të gjithë robërit e kapur, raporton Al Jazeera.