Op/Ed

Demokracia rrezikohet dhe patriarkia fuqizohet me mosdaljen e grave për të votuar!

Nga: Besa Ismaili

Lufta e grave për të drejtën e barabartë të votës është zhvilluar 100 vite para se ajo të realizohej për herë të parë para 100 vitesh. Luftë e rëndë, e gjatë, me shumë viktima. Por ngadhënjyese dhe historindryshuese!

Nuk janë flijuar gratë për të drejtën e votës që disa gra sot të kenë çdo punë tjetër para vetes më të rëndësishme sesa për të votuar!

Dita e votimit është dita jonë!
Shtëpia, fëmija, dreka, fshisa, buka, musafiri, kojshija …le të presin nja 4 minuta sepse s’duam që të qëndrojmë duke u ankuar për 4 vite tjera.

Bëjeni dallimin. Bëjeni ndryshimin. Me votën tënde fuqizo veten, fuqizoni gratë, fuqizoni vajzat e juaja sot dhe nesër! Mësoni burrat të ju respektojnë dhe vlerësojnë. Ata ju respektojnë më shumë kur ju të votoni!

Dilni dhe votoni për veti. Votojeni ofertën më të mirë që keni para vetes për ju, veç për ju dhe shpirtin tuaj! Mos iu bashkangjitni burrave apo turmave – dhe as mos lejoni që ata të tërheqin litarët e qerres së shoqërisë kah atyre u konvenon, pa juve!

Gra të dashura: Mos e ktheni historinë mbrabsht!

Dilni! Votoni! Votoni mençurisht!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4434306453283345&id=100001121020588