Lajme

Demi: Shtyrja e regjistrimit të popullsisë, njeri prej dështimeve kolosale të Qeverisë Kurti

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për shtyrjen e fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Ai ka bërë me dije se pamundësia për të mbajtur këtë proces më 1 shtator të këtij viti është prej dështimeve kolosale të Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se kritikat e Kurtit për qeveritë e kaluar janë vetëm kukama.

“Qeverisje me kukamë. Në mesin e dështimeve kolosale të kësaj qeverie, pamundësia për të mbajtur regjistrimin e popullsisë më 1 shtator 2023 për mendimin tim është një ndër dështimet më të mëdha. Kryeministri mund të fajësoj qeveritë e kaluara se kanë mbajtur regjistrimin me një memorandum, apo të fajësoj komunat. Por fakti është se fajtori kryesorë për këtë dështim është Qeveria. Regjistrimi i 2011 ka qenë i pari në Kosovën e pasluftës dhe memorandumet me organizatat ndërkombëtare edhe kanë qenë të arsyeshme. Kjo Qeveri ka pas dy vjet e gjysmë kohë me u përgaditë, me i udhëheq vetë procedurat e prokurimit pa pas nevojë me lidhë marrëveshje me organizatat ndërkombëtare për me ja mbulu dështimet Qeverisë. Se sa seriozisht e ka kjo qeveri regjistrimin e popullsisë tregon edhe fakti qe e kanë lanë ASK-në me ushtrues detyre të Kryeshefit që nga fillimi i mandatit qeverisës. Boll ma me vajtime e kukatje”, ka shkruar Demi.