Rozë

Demi Moore po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Bruce Willisit

By GAZETA SCANNER 1

May 02, 2024

Kanë kaluar disa muaj pas lajmit se aktori, Bruce Willis është diagnostikuar me demencë frontotemporale e  cila po ndikon në jetën e yllit të Hollivudit.

Prej të paktën dy vjetësh ai ndodhet nën kujdesin e familjarëve që s’e kanë lënë për asnjë moment vetëm gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Gruaja dhe fëmijët e tij përditësojnë herë pas here fansat përmes rrjeteve sociale, por edhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore që pavarësisht se është divorcuar prej aktorit mbi 30 vjet më parë, vazhdon të qëndrojë pranë tij.

Ata kanë tre vajza dhe kanë qenë të martuar për 13 vite. Por Moore po përpiqet të përshtatet me “një perspektivë të re për jetën”, thonë disa  burime për mediat e huaja. Ajo po ndryshon qasjen e saj me përkeqësimin e sëmundjes së Willis.

“Demi ndihet shumë mirënjohëse dhe e prekur. Ajo e ka kaluar jetën me të dhe është mirënjohëse për të gjitha gjërat që kanë përjetuar”.

Aktorja beson se kjo situatë e ka mësuar si të jetë një luftëtare.

“Ta shohë Bruce që të kalojë kaq shumë vështirësi e ka mësuar Demin si të luftojë. Është paksa e hidhur, por edhe frymëzuese. Ajo e admiron shumë Bruce dhe po e përgatit veten për lamtumirën emocionale”.

Mediat e huaja kanë raportuar disa herë se për shkak të gjendjes shëndetësore, aktori tashmë e ka të vështirë të njohë personat përreth, përfshirë edhe familjarët.