Sport

“Demi” mjafton në “Meazza”, Inter i bën “presion” Napoli-t për kreun e tabelës

By GAZETA SCANNER 1

November 03, 2024

Nuk e nisën mirë sezonin, ama po rikuperojnë ndeshje pas ndeshje.

“Zikaltërit” e Inter kanë arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të diele, teksa ka arritur të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Venezia në “Giuseppe Meazza”, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Sfida pa dy gola të djemve të Simone Inzaghi, ama vetëm një ishte i rregullt, me “Demin” argjentinas, Lautaro Martinez, që shfrytëzoi në mënyrë perfekt një asist të Dimarco, duke tundur rrjetën kundërshtare për fitoren e madhe, ndërsa më herët golin e gjeti armeni Henrikh Mkthitaryan, mirëpo pas një rishikimi të aksionit me anë të sistemit VAR, gjithçka rezultoi e parregullt, pas një pozicioni jashtë loje.

Sistemi VAR anulloi edhe një gol të Venezia me miqtë që barazuan shifrat në sekondat e fundit të lojës, por pas një rishikimi të aksionit, rezultoi se gjatë ndërtimit të tij ishte kryer një ndërhyrja e gabuar, duke shpëtuar “Zikaltërit” nga një tronditje e madhe.

Falë këtij triumfi, Inter ngjitet në kuotën e 24 pikëve, vetëm 1 më pak se Napoli kryesues, me të cilët do të përballen javën e ardhsme, ndërsa skuadra e Venezia mbetet në vendin e 18-të të tabelës, me vetëm 8 pikë.