Lajme

Demhasaj thotë se Kosova do të përfundojë me një draft-statut të Asociacionit me kompetenca ekzekutive

By GAZETA SCANNER 1

May 04, 2023

Analisti Artan Demhasaj duke komentuar procesin e dialogut me Serbinë, ka thënë se momentalisht Kosova është në disfavor.

Demhasaj në Tëvë1, madje tha se tani jemi në situatë të atillë që i dërguari i ShBA-së, Gabriel Escobar po i barazon të dy draftet, pra atë të ekipit menaxhues për të cilin Demhasaj tha se është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe draft vizionin të cilin ai tha se përmban vetëm disa ligje dhe dispozita kushtetuese.

“Kosova është në disfavor, sepse imagjinone ku jemi në situatën tash ku Escobar i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për me e ndihmu këtë proces  dialogues i barazon të dy draftet, pra draft statutiun e ekipit menaxhues totalisht skandaloz dhe në kundërshtim me Kushtetutë, me një draft vision që nuk është kurrëgjë tjetër përveç disa dispozitave kushtetuese dhe disa ligjeve tjera që i kemi ne dhe ky i barazon të dyja dhe thotë ja vlen me i diskutu”, tha ai.

Teksa sipas Demhasajt, Kosova do të përmbyllë këtë proces me një draft statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Tash kur të dy draftet të diskutohen në takimet e ardhshme, atëherë normalisht sipas mendimit tim, ne do të përfundojmë me një draft statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që do të jetë tepër e ngjajshme me marrëveshjen e vitit 2015, që do të ketë pra edhe kompetenca ekzekutive”, shtoi ai në emisionin “Këndi i Debatit”./teve1.info./