Lajme

Demaku: Më 9 shkurt bëhet kthimi i madh i PDK-së dhe Bedi Hamzës si kryeministër

By GAZETA SCANNER

December 30, 2024

Kandidati i PDK-së për deputet, Fadil Demaku të dielën ka vizituar Llapushnikun vend që njihet për qëndresën e tij gjatë luftës.

Ai ka thënë se me të pranishmit u bashkuan për fitoret e reja.

“Vendi ku njihen vetëm fitoret do të vazhdojë edhe më 9 Shkurt me rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike dhe Bedri Hamzës si Kryeministër”, ka shkruar Demaku.