Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se Kurti për herë të dytë po e tejkalon Shqipërinë për Greqinë dhe se vetëm ai e di se çka po i pëlqen aq shumë atje.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se rastësi mund të jetë vetëm një herë, dy herë është vendim i turpshëm.
Ajo ka ironizuar duke thënë se Kurti thoshte se do bashkim kombëtar.
Postimi i saj i plotë:
Për të dytën herë po e tejkalon Shqipërinë për Greqinë. Se çka po i pëlqen kaq shumë atje, veç Kryeministri e din. Por, vetëm një herë mund të jetë rastësi, dy herë është vendim (i turpshëm bile).
Ani thojke Bashkim Kombëtar