Lajme

Deliu: Qeveria e ndryshimeve të mëdha, të raporteve institucionale

By GAZETA SCANNER 1

November 01, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas raportimeve për ndryshimin e raportit të auditimit në lidhje me shpenzimet e pushtetit në karburant.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka ironizuar me Qeverinë.

“Qeveri e ndryshimeve të mëdha – të raporteve institucionale. Sa dobët. Sa keq. Sa të paaftë!” – ka thënë ajo.