Lajme

Deliu-Kodra: PDK-ja s’ka lidhje me Vetëvendosjen e as synim për bashkëqeverisje

By GAZETA SCANNER

September 12, 2024

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka synim për të bashkëqeverisur me ta.

Ajo në Debat Plus, ka potencuar se PDK-ja është e përqendruar në fitoren e zgjedhjeve dhe beson se shumica shqiptare do të dalë fituese, me Bedri Hamzën si kryeministër.

Deliu-Kodra e refuzoi çdo spekulim për një mundësi bashkëpunimi me Vetëvendosjen, duke e quajtur këtë ide si të papranueshme për PDK-në.

“PDK-ja asnjë lidhje ideologjike nuk e ka me Vetëvendosjen, nuk kemi synim që të jemi në qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk jemi duke garuar për të qenë në pushtet me ta. PDK-ja është në garë për t’i fituat zgjedhjet. Dhe ne jemi të bidnur që shumica shqiptare do të jetë fituese e zgjedhjeve, dhe kryeministër do të jetë Bedri Hamza”, ka deklaruar Deliu – Kodra.

Ajo ka kritikuar subjektet politike që kanë banalizuar çështjen e vijave të kuqe dhe kanë hyrë në qeverisje, duke theksuar se PDK-ja nuk është e gatshme të bashkëqeverisë me Vetëvendosjen.

“Nuk kemi asnjë lidhje që na përafron, e di që ka pasur spekulime se mbase mund të ketë një bashkëpunim, komplet subjektet politike e kanë banalizuar një pjesë e tyre çështjen e  vijave të kuqe dhe në fund kanë hyrë në qeverisje. Nuk ka gatishmëri të PDK-së për me bashkëqeverisë me VV-në”, ka theksuar ajo.