Lajme

Deliu-Kodra: Ende nuk funksionon sistemi i digjitalizimit në kuvend

By GAZETA SCANNER 1

July 02, 2024

Blerta Deliu-Kodra, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, ka numëruar disa nga mangësitë që ka Kuvendi i Kosovës, që ndërlidheshin me transparencën, duke vënë theksin në mungesën e sistemit të digjitalizimit.

Ajo tha se ‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’ Kuvendin e Kosovës e gjen me një traditë parlamentare, ndonëse jo sa vendet tjera, por të konsoliduar në punën e vet, sepse, sipas saj, funksionimi  në fillet e tij ka qenë më i vështirë.

“Tashti funksionimi i Kuvendit është më i lehtë, edhe pse ka shumë sfida, e që sfida e fundit, procesi digjitalizimit që edhe si Forum për Transparencë, kemi ngritur shqetësime tash e sa kohë”, tha Deliu-Kodra në RTK, teksa u shpreh e habitshme që edhe tani votimet brenda Kuvendit të ende nuk mbërrijnë deri te qytetarë, sepse ende nuk funksionon sistemi i digjitalizimit.

Ajo për Ditën e Parlamentarizmit falënderoi Shoqërinë Civile për bashkëpunimin.