Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, pasi Ministria e Arsimit mori vendim që paratë e librave të fëmijëve të barten direkt në xhirollogaritë e prindërve, e jo sipas praktikës së mëhershme ku shteti e ka bërë blerjen e tyre.
Për këtë ka ironizuar Blerta Deliu, deputete opozitare.
”Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni“, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.
Opozita po e kritikon pushtetin për këtë vendim, duke thënë se do të vështirësojë procesin deri te blerja e librave.