Lajme

Deliu ironizon me Bislimin: Pasi Serbia ia plotësoi tri kushtet e Kurtit, ai shkoi në takimin e radhës në dialog

By GAZETA SCANNER 1

July 02, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi ky sot pritet të takohet me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Deliu ka përmendur tri kushtet e kryeministri Albin Kurti.

“Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg.” – ka thënë ajo.

Tutje, Deliu ka pyetur se çka po bën Bislimi në Bruksel.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës?

Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta!” – ka thënë ajo.

Positmi i plotë: