Lajme

Deliu i reagon Osmanit: Gratë në grevë që injorohen nga gratë në krye të shtetit

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas një fotografie , ku presidentja Vjosa Osmani shihet duke kaluar nga pjesa ku punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës po mbajnë grevë.

Deliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë “gratë në grevë injorohen nga gratë në krye të shtetit”.

“Realitet paralel: gratë në grevë që injorohen nga gratë n’krye t’shtetit. Presidente, GUXO, edhe ngrite zërin edhe për to!” – ka shkruar deputetja.