Lajme

Deliu i reagon Bislimit: Pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes. Ajo ka bërë një pyetje publike me ironi drejtuar kryenegociatior kosovar, Besnik Bislimit.

Ajo ironizoi duke i thënë atij se “pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po?”.

Sipas saj, deri më tani kemi parë vetëm humbje kohe, prishje të raporteve me miqtë tanë, shtyrje e liberalizimit të vizave, tërheqje pa datë për marrëveshje finale – vetëm për t’u kthyer tek targat.

“Keq – shumë keq”, shkroi ajo në Twitter.