Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, i është bashkangjitur në Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Postimi i plotë:
Mirësevjen Deli Hajdini 🇽🇰
Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhje futbollistit të talentuar Deli Hajdini, lojtar i VFB Stuttgart U-19, në Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në vazhdën e sjelljeve të reja dhe premtuese në ekipin kombëtar U-19, veçanërisht para garave të kësaj grupmoshe. Në nëntor, Kombëtarja e Kosovës e grupmoshës U-19, e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi, si pjesë e grupit të 10-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024/25, do të ndeshet me Spanjën, Austrinë dhe Ishujt Faroe, në turnamentin i cili do të mbahet në Kosovë.
Të gjithë ne besojmë në potencialin dhe përkushtimin e Deliut dhe jemi të sigurt që ai do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për suksese të reja.
Forca Kosova!
#bashkëpërfutbollin ⚽️