6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Delegacioni nga Mbretëria e Bashkuar vizitë në Birra Peja

- Advertisement -

Birraria Peja sot ka mirëpritur z. Martin Vickers të dërguarin e tregtisë në Ballkanin Perëndimor nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe disa deputetë të shquar te këtij vendi përgjatë vizitës së tyre dy ditore në Kosovë

Martin Vickers, deputet në Parlamentin Britanik dhe i dërguari i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për tregti në Ballkanin Perëndimor, Blake Judith, baroneshë e qytetit Leeds, si dhe Mathew Offord dhe Lisa Cameron, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Britanisë ne Kosovë Nicholas Abbott, vizituan fabrikën e Birra Peja në qytetin e Pejës, ku janë pritur nga menaxhmenti i kompanisë.

Ata patën rastin të shohin procesin e prodhimit të birrës, duke filluar nga kontrolli i lëndës së parë që kalon në proceset e përpunimit, e deri tek procesi automatik i paketimit me teknologjitë më moderne në rajon. Ky proces i detajuar i prodhimit i la ata të fasionuar me punën që kryhet për t’u arritur deri tek ky produkt kualitativ. Atyre gjithashtu u bë prezantimi i të gjitha produkteve të Birrës Peja, si dhe sukseset e shumta të kësaj fabrike.

Gjatë kësaj vizite u bashkëbisedua për mundësitë e eksportit të këtyre produkteve në Britaninë e Madhe dhe implementimi i projekteve të ndryshme në Kosovë.

Birra Peja është birra më e popullarizuar në Kosovë dhe fabrika e saj është e standardeve më të larta teknologjike

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit