Lajme

Deklarohet Spanja: Situata e Palestinës ndryshe prej Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Situata e Kosovës ndryshon me atë të Palestinës dhe nuk do të ndryshojnë qëndrim, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“REL” raporton se arsyeja kryesore, ndërlidhet me qëndrimin e Spanjës ndaj Katalonjës dhe për këtë, situata me Palestinën është ndryshe.

“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit.” – kanë thënë nga MPJ spanjolle për mediumin.

Spanja nga sot e njeh zyrtarisht shtetësinë e Palestinës. Megjithatë, sipas mediumit, çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është diskutuar edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, që u mbajt më 27 maj.

Madje, duke cituar burime, raportohet për këtë pikë ka pasur grindje mes palëve nga Gjermania dhe Spnja.

“Derisa Gjermania ka qenë “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë” – raporton ky medium.