Lajme

Deklarata e Grenellit për Kurtin, Krasniqi: Duhet ta çojmë Kurtin në opozitë, jo edhe katër vjet kështu

By GAZETA SCANNER

January 07, 2025

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Richard Grenell rreth Albin Kurtit, se për herë të të parë në 35 vite marrrëdhëniet Kosovë-ShBA janë “në krizë”.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta zgjidhin krizën më 9 shkurt, duke çuar shkaktarin e krizës, pra Kurtin, në opozitë. Nuk është çështje ideologjike. Kosova nuk mund t’i mbijetojë edhe katër vite me krizë në raportet e saj me SHBA-në. Sidomos jo me SHBA-në e Trampit”, tha profesori Krasniqi.

“Kjo krizë nuk zgjidhet nga ai që e ka shkaktuar”, tha mes tjerash ai.