Azem Vllasi, ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë socialiste, ditë më parë komentoi procesin e dialogut në Bruksel.
Më saktë, Vllasi foli rreth mungesës së një takimi në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.
Vllasi tha se Kurti ka gabuar që nuk u takua me Vuçiqin.
“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke” – tha ditë më parë Vllasi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Kjo deklaratë e tij ka bërë jehonë në mediet në Serbi. Madje, mediumi i njohur opozitar serb “Danas”, ka publikuar një shkrim të gjatë se pse Vllasi ka të drejtë në këtë deklaratë.