Lajme

Dega e LDK-së në Deçan kritikon pushtetin komunal: Asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës të dënuar me burg

By GAZETA SCANNER 1

August 25, 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Deçan ka dënuar ashpër pushtetin lokal duke e akuzuar për korrupsion. Akuzat e partisë lidhen me, sipas tyre, mosndërmarrjen e veprimve në lidhje me tre zyrtarë komunalë të cilët janë dënuar me burgim, por vazhdojnë të jenë në detyrë.

“Pushteti komunal i korruptuar, me vulën e Gjykatës! Lidhja Demokratike e Kosovës – dega në Deçan, shpreh indinjatën e thellë me pushtetin komunal në Deçan, me faktin se tash e tre javë nga shpallja e akgjykimit dënues për tre zyrtarë komunal, njëri prej tyre me 3 vite e 9 muaj burgim, ndërsa dy të tjerët me nga 3 vite burgim, si dhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksionit publik në administratë publike apo shërbim publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh, pra dy drejtorë në kabinetin e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe nuk ka asnjë veprim, dorëheqje apo përgjegjësi morale e politike në lidhje me vendimin e gjykatës”.

“Një mentalitet i tillë i bashkëjetesës me korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës e pushtetit edhe kur faktohet me vendim të institucioneve të shtetit, tregon faktin e hidhur se si funksionon pushteti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan. LDK – dega në Deçan i bën thirrje kryetarit Ramosaj të marrë përgjegjësinë, për veprimet e zyrtarëve politik të cilët i ka emëruar vet dhe që të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë me urdhërat e tij”, thuhet në komunikatë.