Rozë

Dedikim emocional i Eneida Tarifës për gjyshin 83- vjeçar

Pasi të lexoni dedikimin e Eneda Tarifës shkoni dhe përqafoni gjyshërit tuaj. Ja çfarë shkruan artistja për të:

“-Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë…“- kjo është një nga fjalitë që Eneda Tarifës ja ka thënë gjyshi i saj, për të cilin ajo sot ka bërë një dedikim mjaft prekës. Bashkangjitur me një foto vërtetë të bukur që këngëtarja ka postuar në Instagram së bashku me të, Eneda tregon se ai është një ndër të vetmit veteranë të luftës që ka mbetur gjallë, në moshën 93-vjeçare.

Ajo rrëfen se gjyshi e mahnit me kthjelltësinë dhe urtësinë e tij, me gjërat që shkruan dhe thotë, ndërkohë që për të (si për të gjitha mbesat në fakt) ai është më i miri, më i bukuri dhe më i mençuri. Moderatorja e “Portokalli” thotë se në çdo vend tjetër të botës ai do të ishte i pasur për shkak të shërbimit që ka bërë, por këtu jo, Megjithatë Sevo Tarifa është i pasur në shpirt e në mendje dhe për shkak të familjes së madhe që ka, ndërkohë që Eneda është gjithmonë krenare kur e pyesin nëse është mbesa e tij.

Dedikimin tjetër artistja premton se do ta bëjë për 100-vjetorin e tij, ndërkohë që ju shkoni dhe përqafoni gjyshërit tuaj, nëse nuk jeni me Covid sigurisht.

View this post on Instagram

-Gjysh, çfare po shkruan ? -Po shkruaj mbi unitetin-tha dhe u kthye nga unë. -Po çfarë konkretisht ? -Ja po them që uniteti i një kombi varet nga uniteti i familjes. Nëse familja nuk është e bashkuar as kombi nuk do të jetë i tillë… Gjyshi im është 93 vjeç, ndër të vetmit veteranë të luftës mbetur gjallë. Tregon e shkruan historira me partizanë e gjermanë, grekë e italianë, mbi familjen e dashurinë, shtetin dhe lirinë. Më mahnit me kthjelltësine e tij dhe me urtësine tipike (të të gjithë gjyshërve shqiptarë). Poooor më lejoni t’ju them se gjyshi im është më i miri, është më i bukuri, më i mençuri. Më lejoni t’ju them se jam mbesa më krenare në botë. Ngado që shkoj më pyesin: -Ç’e ke Sevo Tarifën ? -Gjysh- I them dhe më “ngrihet balli lart” më shumë. Në vendet e zhvilluara gjyshi im do ishte i pasur nga pensioni i majmë. T’u thuash të huajve e kam gjyshin veteran të nderojnë e të thonë kush e di sa i pasur është gjyshi yt… Po, është i pasur, në shpirt e në mendje, është i pasur se ka 9 stërnipër e stërmbesa e së shpejti presim të 10-tën. Është i pasur se jeta i dha mençurine ta jetojë si djalosh përparimtar e gjithmonë i hapur në mendime. Tani në 100- vjetorin tënd do shkruaj prap për ty. Mbesa jote që të do pamasë…♥️ #gjysheritjanemetemiret

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on