Lajme

Dedaj vazhdon dëshminë në Speciale

By GAZETA SCANNER 1

November 07, 2023

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Dje Gjergj Dedaj ka dhënë dëshminë për ngjarjen e vitit 1998 në Drenicë.

Ai tha se nuk i kujtohen ngjarjet, për të cilat kishte dhënë deklaratë më herët para hetuesve të ZPS-së.

Dëshmia e dëshmitarit Dedaj do të vazhdojë edhe sot, ku pas përfundimit të marrjes në pyetje nga Prokuroria, ai do të merret në pyetje edhe nga pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Thaçi dhe të tjerët”