Lajme

Deda: Sikur VLAN-i të merrte pushtetin më herët, skena politike do të dukej ndryshe

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Opinionisti Ilir Deda, është shprehur i bindur se sikur koalicioni LVV-LDK-AAK dhe Nisma do ta kishte marrë pushtetin dhjetë vjet më parë, skena politike sot në Kosovë do të dukej ndryshe.

“Sigurisht nuk do të merreshim me dialog sot dhjetë vjet pas, edhe pse perëndimi nuk e donte VLAN-in mu për shkak të dialogut duke menduar se do ta sabotonte, do ta pengonte. Dhe mendoj se konfiguracioni i forcave politike kishte me qenë ndryshe nga ai që është sot. Do të ishte ndryshe sepse ato katër parti do të provonin të qeverisnin bashkë, do të kishte dinamikë tjetër. Unë kam qenë ithtar që PDK-ja do duhej të shkonte në opozitë”, tha Deda në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai shtoi se sikur VLAN-i të kishte pasur sukses, në Kosovë sot do të kishte më pak përplasje politike.

“Po të kishte sukses VLAN-i nuk do të kishim mbërri në PAN, dhe kahja e kësaj Kosove do të kishte qenë ndryshe sa i përket skenës politike, mendoj se do të kishte pasur kulturë më të zhvilluar politike sesa që ka sot, sepse krijimi i blloqeve qon në përplasje të mëdha të brendshme, ku sot shoqëria në Kosovë është e ndarë në dysh dhe nuk ka mes më”, tha Deda.