Ish politikani, Ilir Deda, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s, William Burns. Deda theksoi në “Rubikon” rëndësinë e kësaj vizite mes tensioneve të përshkallëzuara gjeopolitike, veçanërisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe potencialit për konflikt të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
Ai nënvizoi se vizita e Burns vjen në një kohë kritike kur Perëndimi dëshiron të parandalojë çdo konflikt në Ballkan, një rajon që e konsideron “të vetin”.
Ai tha se shpreson që lidershipi i Kosovës i ka kuptuar implikimet e vizitës dhe do t’i përmbahet çdo marrëveshjeje të arritur gjatë diskutimeve.
“Muajt e ardhshëm do të shohim sa ka pas efekt kjo vizitë dhe në atë mënyrë duhet të diskutojmë. Vizita është në sfond të një destabilizimi të madh gjeopolitik, ashpërsimi i luftës në Ukrainë, potencialit për një ndezje shumë të madhe të luftës në lindje të mesme. Perëndimi nuk dëshiron konflikt në Ballkan të cilin e konsideron të vetin. E vetja duhet të jetë Kosova, e cila gjithmonë duhet të koordinohet e konsultohet me ata të cilët e mbrojnë. Uroj që udhëheqsia e Kosovës e ka marrë mesazhin dhe çfarëdo që janë marrë vesh t’i mbetet besnike asaj marrëveshje.”