Sport

Deco flet për postin e trajnerit te Barcelona

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Drejtori sportiv i Barcelonës ka thënë që klubi ende nuk po bisedon me asnjë trajner që do ta zëvendësojë Xavin sezonin e ardhshëm, teksa pati lëvdata për top trajnerët aktualë.

“Qartazi janë për t’u vlerësuar trajnerë si [Pep] Guardiola, [Jurgen] Klopp dhe Arteta, por ata nuk janë të disponueshëm”, ka thënë Decoja për QueThiJugues.

“Nuk ka ndonjë bisedim me ta, andaj nuk ia vlen që t’i përmendim. Ne nuk jemi duke folur me asnjë menaxher”.