Lajme

Debati për FSK-në, Shala: Albin Kurti është bashkëpërgjegjës për të gjitha aferat (Video)

By GAZETA SCANNER

October 14, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), konkretisht për furnizimin me ushqim.

Shala në Kuvendin e Kosovës,  ka thënë se Kurti është bashkëpërgjegjës jo vetëm për situatën në FSK.

Deputeti ka thënë se Kurti është përgjegjës edhe për aferat korruptive në KEK, rezervat shtetërore dhe ambalazhuesit e ujit.

Më tutje, Shala e ka akuzuar Kurtin edhe për defunksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.