Rozë

Debate pafund në BBV, por Efi dhe ish-konkurrenti shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit (Foto)

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2023

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një ndër personazhet më të përfolur të edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, për shkak të debatave të shumta me shumë ish-banorë të shtëpisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Më ler të flas”, Efi ka ka rrëfyer se nuk është ndjerë mirë emocionalisht dhe psikologjikisht dhe i është dashur të marrë kohë për të punuar me veten, për të reflektuar.

Pavarësisht se është shprehur disa herë se ka shumë pak marrëdhënie shoqërore me ish-banorët, së fundmi Efi dhe Kristi janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku.

Efi ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit, ku shihet së bashku me Kristin, një tjetër ish-banor mjaft të komentuar në rrjet teksa kanë qenë të dy të ftuar në një event.

Madje në videon e publikuar, Efi dhe Kristi shihet teksa bëjnë shaka me njëri-tjetrin, në lidhje me faktin nëse filtri i Instagramit ka mundësi ta bëjë me flokët Kristin.

Efi: Ua Kristi me filtër.

Kristi: Po flokët t’i shton ky filteri?

Efi: Jo flokët nuk t’i shton, tullac ke për të ngelur prap.

 

Së fundmi dy nga ish-banoret Efi Dhedhes dhe Jori Delli kanë darkuar me njëra-tjetrën pas kaq shumë muajsh dhe këtë na e kanë treguar me një postim në Instastory me një foto së bashku.

Jemi shumë afër fillimit të sezonit të tretë të “BBV” e aludimet janë të shumta si për drejtuesin e programit, për opinionistët ashtu edhe për banorët. Së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muça është folur për personazhet të cilët përfliten se do të jenë pjesë e këtij edicioni si banorë.Gazetarët janë shprehur se nga Shqipëria përfliten më shumë: Romeo Veshaj, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe personazhe nga emisioni “E Diell” ndërsa nga Kosova përfliten: Vesa Smolica, Meriton Mjekiqi edhe pse Meritoni nuk e ka mohuar as pohuar këtë fakt.