David de Dea raportohet se po mendon që të pensionohet nga futbolli.
Spanjolli vazhdon të jetë ende lojtar i lirë, pas largimit nga Manchester United në verë.
De Gea u kërkua nga klubet amerikane dhe ato të Arabisë Saudite, por u tha se ai ka refuzuar largimin nga Evropa.
Për 32-vjeçarin interesim shprehen disa klube nga La Liga, por që nuk bënë asnjëherë ofertë zyrtare drejt tij.
Dhe, sipas “The Guardian”, reprezentuesi i Spanjës është gati t’i jap fund karrierës së tij si portier, nëse nuk i ofrohet një vend i parë në një ekip të ri.
David de Gea thuhet se do të marrë një vendim përfundimtar para fundit të vitit.