Sport

De Bruyne mbetet te City, e konfirmon Guardiola

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë që mesfushori Kevin De Bruyne nuk do të largohet nga ky klub këtë verë.

“Jo, Kevini nuk do të largohet”, ka thënë Pepi, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Belgu ishte përfolur për një transferim në ligën arabe pas një karriere të bujshme në Evropë me Qytetarët.