7.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Daymak Spiritus, vetura më e shpejtë në botë me tri rrota

- Advertisement -

Kompania kanadeze Daymak, është prodhuesi i veturës më të shpejtë në botë në tri rrota. Fjala është për modelin Spiritus që ka panele solare për mbushje, sistem rigjenerimi të energjisë, e mbushet përmes mbushësit pa tela.

Daymak zhvillon këtë veturë prej kohësh, e për të është folur shumë gjatë vitit të kaluar, kurse tani zyrtarisht është prezantuar në Universitetin York të Torontos, transmeton Telegrafi.

“Fjala është për prototipin e gatshëm për autostrada, e aktualisht janë pesë njësi në fazën e prodhimit”, tha Aldo Baiocchi, president i kompanisë Daymak.

Spiritus do të ofrohet në dy versione, e aty është Spiritus Deluxe dhe Spiritus Ultimate. Versioni i parë mund të arrijë shpejtësinë prej 137 kilometra në orë, ku me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 290.

Versioni më i fuqishëm lëviz me shpejtësi maksimale prej 209 kilometra në orë, e me një mbushje të baterisë mund të kalojë mbi 480 kilometra, ku për të arritur shpejtësinë nga 0-100 kilometra i duhen vetëm dy sekonda.

Versioni Deluxe do të kushtojë 19.995 dollarë, e qëllimi është që të prodhohen 50 mijë njësi të Spiritusit gjatë viteve të ardhshme.

Kjo veturë me tri rrota pritet të dalë në treg në vitin 2023, e tashmë janë porositur mbi 25 mijë njësi.

https://youtube.com/watch?v=yiVUq7CkUMw%3Fstart%3D31%26feature%3Doembed

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit