Sport

Davies deklarohet për transferimin te Reali

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2024

Alphonso Davies ka folur mbi spekulimet për mundësin e transferimit te Real Madridi.

Davies të mërkurën mbrëma shënoi një gol të bukur pikërisht ndaj Realit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

“A do të luaj më pas këtu në Bernabéu? Tani për tani, agjenti im po flet me Bayernin”, tregoi Davies.

“Çfarëdo që të ndodhë, unë i jam shumë mirënjohës Bayernit”.

Davies dhe Ancelotti, pas përfundimit të ndeshjes kanë përshëndetur njëri-tjetrin.

Përndryshe, Real Madridi triumfoi në këtë takim duke kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, ku do të ballafaqohet me Borussia Dortmundin.