Lajme

Daut Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e “Raketës”, e takon babain e Thaçit

By GAZETA SCANNER 1

March 21, 2024

Ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar familjen e Xhavit Ferizit, Raketës, i cili ndërroi jetë para pak ditësh.

Në vizitën për ngushëllime të Haradinajt, ai është takuar edhe me babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy, patën një përshëndetje të ngrohtë.

Haradinaj ka bërë edhe homazhe te varri i ish-truprojës së Hashim Thaçit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së.