Lajme

Daut Haradinaj publikon pamjet e serbëve në Banjskë që u eliminuan nga Policia e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Zyrtari i AAK-së e ish-deputeti i Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar tri fotografi të serbëve që ishin pjesë e grupit terrorist në Banjskë, që u eliminuan nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se “kjo i pret të gjithë ata që tentojnë me prekë Kosovën”.

“Si popull s’ja dojmë të keqen askujt, por kjo i pret gjithmonë në Kosovë ata që tentojnë me e prek një pëllëmbë të këtij vendi”.

“Krenar me djemtë e vajzat tona!”, shkruan Haradinaj.