Lajme

Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

By GAZETA SCANNER 1

May 21, 2024

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin “Pressing” të T7, ka thënë se ekziston një zgjidhje për të shkuar në zgjedhje “në rast se kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje”.

“Në rast se nesër, hipotetikisht, thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe kërkohet mocion për shpërbërjen e qeverisë jemi të gatshëm me dhënë votën. Jemi kundër me u shpërnda kuvendi, dhe kur i dëgjoj mocion, nuk ka mocion për shpërbërjen e kuvendit, ky është gabim, kuvendi shpërbëhet ose nuk shpërbëhet, mund ta hedh nesër kryetari në kuvend dhe shpërbëhet kuvendi. Mocion ka vetëm për rrëzim të qeverisë. Ne e kemi ofruar mundësinë tash e 18 muaj dhe jemi të gatshëm dhe mendoj që në rast se kryeministri Kurti vërtetë don zgjedhje, është një zgjidhje e mirë, vetëm se përgjejgësitë menaxheriale të rrethanave tash e 3 vjet duhet ti takojnë kreut të Qeverisë, ai është përgjegjës jo kuvendi”, tha Haradinaj.