Lajme

Data e zgjedhjeve, Kusari-Lila mundohet ta mëson Osmanin: Duhet të ketë një analizë serioze nga presidentja

By GAZETA SCANNER 1

August 10, 2024

Shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se 26 janari nuk është ditë e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja nacionale.

Ajo ka thënë se zgjedhjet e rregullta nacionale duhet të mbahen në muajin shkurt.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo është munduar t`i përzihet në punë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas saj, e para e vendit duhet të bëj një analizë serioze para se të vendos për datën e zgjedhjeve.

Datat më të mira të mundshme do të ishin ato të cilat hyjnë prej pjesës së javës së dytë të shkurtit, dhe mendoj që do të ketë një reflektim dhe një analizë serioze edhe nga ana e presidentes. Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosjes, ata do të bëjnë të qartë qëndrimin e tyre në raport me datën e zgjedhjeve, por jam më se e bindur se njëjtë nuk pajtohen me 26 janarin. Është tërë muaji i konsultimeve. Presidentja në të njëjtën ditë që është mbajtur takimi ka deklaruar se mund të ketë edhe konsultime të tjera, ose individuale ose konsultime në grup. Prandaj besoj që ka hapësirë të mjaftueshme në aspektin e afatit kohor për përcaktimin e datës së zgjedhjeve që të vazhdohet me konsultime të mëtutjeshme”, është shprehur ajo.