Rozë

“Dasma me Romeon ishte simbolike”, Heidi Baci flet për raportin me aktorin dhe takimin me prindërit e tij

By GAZETA SCANNER 1

April 01, 2024

Konkurrentja e Big Brother VIP, Heidi Baci la sot shtëpinë vetë për pak minuta. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, pasi e përfitoi këtë avantazh duke shtypur pulsantin.

E pyetur nëse do të jetojë me prindërit e Romeos pasi të dalë nga “Big Brother VIP”, banorja tha se “duhen para ca gjëra jashtë”.

“Jo, këtë jo. Okej, ishte dasmë simbolike, por janë ca gjëra që duhen parë edhe jashtë”, tha ajo teksa u pyet nëse do jetojë me prindërit e Romeos.

”Jeta ime është shumë ndryshe, ca gjëra duhen parë. Por, ne nuk luajmë. Nuk është në qëllim tona”, tha ajo.

Ndërsa për prindërit e saj, Heidi u shpreh e bindur se ata e mbështesin në zgjedhjet e saj.

“Ata duan që unë të jem e lumtur. E dinë që jam një gocë me këmbë në tokë, por më mbështesin në gjërat e mia personale”, tha Heidi.