Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut.
Ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili tha se i është bashkuar gëzimit të familjes, teksa ka uruar ciftin për martesë.
“Me Ethemin na bashkoi ideali për lirinë e Atdheut. Rrugët na u bashkuan edhe në proceset e shtetformimit e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës. Sonte na bashkoi gëzimi i martesës së vajzës Tringës me Lumin. Çiftit të ri ju priftë e mbara në jetë”, ka thënë ai.
Prezent në këtë dasmë kanë qenë ish-kryeministrat Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj e Agim Çeku, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi.