Lajme

DASh: Të gjithë të përfshirët në sulmin në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Shtetet e Bashkuara kanë ripohuar thirrjet që Serbia të përgjigjet pa vonesa të mëtejshme ndaj autorëve në njëvjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

“Të gjithë ata që janë përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023 duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Me 24 shtator të vitit 2023, një grup prej mbi 50 personash, të uniformuar e armatosur rëndë, kishin mësyrë veriun e Kosovës. Qëllimi i tyre, i konfirmuar edhe me aktakuzë, ishte për ta aneksuar pjesën veriore të Kosovës. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovë, Afrim Bunjaku.