Lajme

DASH: Jemi të njoftuar për incidentin me Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2024

Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve, tha Departamenti i Shtetit për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase, i pyetur nëse kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në Aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) theksoi se shefi i sigurimit të Gashit, me dy pjesëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të folësit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë stërvitur një armë dhe janë futur në konflikt me policët e stacionuar aty, duke kërkuar përgjigje se pse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë përmes kontrollit të sigurisë në aeroport. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme sanksionoi shefin e sigurimit dhe hapi procedimin ndaj dy truprojave të tjerë.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tha se ka dërguar sigurimin për të qetësuar situatën,

Çfarë mesazhi dërgon sjellja e kryeparlamentarit përsa i përket protokollit politik dhe diplomatik, është përgjigjur shkurt nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit:

“Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cilësoi ngjarjen në aeroportin e Shkupit “trajtim të papërshtatshëm dhe të paligjshëm nga pjesëtarët e sigurimit të aeroportit” ndaj presidentes Vjosa Osmani.