Sport

Darko Pancev: Nëse s’e mposhtim Kosovën, do të ishte dështim i madh

Futbollisti më i mirë i shekullit 20 në Maqedoninë e Veriut, Darko Pancev, ish-sulmuesi i Crvena Zvezdës nga Beogradi dhe Vardarit nga Shkupi, në intervistën e tij të fundit “Balkans/aljazeera/net” mes tjerash ka dhënë mendimin e tij për shanset e Maqedonisë së Veriut për tu kualifikuar në Euro 2020.

Sipas Pancev, Maqedonia e Veriut ka shanse të kualifikohet nga Evropianin e ardhshëm. Ai thotë se skuadra maqedone është favorite në duel me Kosovën.

“Shanset që të plasohemi në kampionat evropian janë shumë të mëdha, megjithatë nuk duhet ta nënçmojmë askënd. Duke pasur parasysh se seleksionuesi Igor Angellosvki deklaron se kjo është gjenerata më e mirë në histori, atëherë nuk duhet të kemi problem”, tha ai.

“Jemi favorit kundër Kosovës, pasi luajmë në terrenin tonë. Nëse nuk fitojmë në atë ndeshje, do të ishte mossukses i madh për vendin tonë”, deklaroi legjenda e futbollit maqedonas, Darko Pancev.

Maqedonia e Veriut e pret Kosovën më 26 mars, në ndeshjen gjysmëfinale të fazës “play-off” të kualifikueseve të ‘Euro 2020’. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në Shkup.