Lajme

“Darka e Kashtës i ka kushtuar Osmanit gati 10 mijë euro”

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit në kohën sa ishte president, Adil Behramaj, ka thënë se presidentes Vjosa Osmani, i ka kushtuar gati 10 mijë euro “Darka e Lamës” të cilën ai e ka quajtur “Darka e Kashtës”.

“Me prit 6 muaj për një intervistë të tillë është vërtet humbje e madhe për qytetarët e këtij vendi. Jo për tjetër, por për ta parë ata që nuk e njohin se çfarë fëmijaqe u ka ngjallur dikur shpresë. Është tepër e nevojshme që presidentja të shfaqet sa më shumë në publik, sepse sa herë që populli i çliruar e sheh kënd e ka presidente, i krijon moment reflektimi. Qytetarët mund t’ia marrin pak inati vetes që janë mashtruar, por u kalon shpejt. Përndryshe, secili zyrtar i Presidencës do të jepte intervistë më serioze. Krejt çka i kisha rekomanduar Vjosa Osmanit si dashamirës është ta rishikojë vetë performancën e saj, por mundësisht pa Prindonin afër, se po i jep shumë negativizëm. Edhe si e etur për t’u dukur zyrtare e mirë e  informimit do të duhej ta dinte që veç Darka e Kashtës i ka kushtuar gati 10 mijë euro”, ka shkruar Behramaj në Facebook.