Ballina

Dardan Molliqaj tregon se cila është sfida e madhe që ka PSD-ja

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se partia e tij këtë vit ka dy beteja me rëndësi.

Ai në Kuvendin Zgjedhor të PSD-së ka thënë se këtë vit do të nis insalimi i autonomisë për serbët në Kosovë.

Ky vit do të nis instalimin e autonomisë për serbët në Kosovë. Duke besuar thellësisht që kjo do të çojë vendin në ndarje edhe më të thellë dhe shoqërinë edhe më shumë në konflikt, është detyrë e jona të punojmë me qytetarët për ta kundërshtuar një projekt të tillë”.

Beteja e radhës për PSD është strukturimi dhe shtrija në qytete dhe fshatra. Prandaj ftoj secilin që të bashkohet në punë me ne për këtë qëllim.“, tha ai.

Tutje, Molliqaj tha se sfida më e madhe që ka PSD’ja është për ta bërë partinë e tyre parlamentare.

Mos të harrojmë sfidën tonë që kemi përpara për ta bërë partinë tone parlamentare”, u shpreh ai.