Lajme

Dardan Molliqaj shpjegon pse e quajtën ministrin Vitia ‘Dr. Hipokriti’

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shpjeguar aksionin simbolik të organizuar nga subjekti i tij në orët e vona të mbrëmjes të të mërkurës.

Në një status në Facebook ai ka shpjeguar pse e kanë etiketuar Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, me nofkën “Dr. Hipokriti”.

“Dr. Hipokriti sepse: Në vend të një etike të re, një përkushtimi për profesionin dhe qytetarin, ministri Vitia shkeli secilën rregull të pandemisë, duke rrezikuar jetën e qytetarit. Me këtë rast, ai shkeli BETIMIN E HIPOKRATIT. Pas kësaj, nuk mbetet asgjë më tepër sesa një hipokrit”, shkruan ai.

“Le t’i rezistojmë një rendi që jetën e qytetarit e sheh vetëm në dobitë të përjetësimit të vetes”, shtoi Molliqaj.

Molliqaj tha gjatë aksionit se vendimi për masa erdhi pas zgjedhjes së Presidentes dhe se nuk do të merrej po të dështonte zgjedhja e saj.