Lajme

Daqiç dëshiron të dëshmoj për të ‘bëmat e partisë së tij’

Shefi i diplomacisë serbe dhe njëkohësisht lideri i partisë së Sllobodan Millosheviqit, SPS, Ivica Daqiç akuzoj këshilltarin e ministrit të jashtëm të Kosovës, Jetljir Ziberaj, duke thënë se ai ‘gënjen me zell për disa dokumente socialiste për persekutimin e shqiptarëve’.

Në një prononcim për mediet serbe, Daqiç deklaron të jetë i gatshëm të shkojë në Hagë si dëshmitar në procesin kundër UÇK-së.

“Pavarësisht të gjithave, unë jam i gatshëm të shkoj në Gjykatën Speciale kundër ‘krimeve të UÇK-së’, unë kam tonelata materiale që më së miri tregojnë se kush kë e përzuri nga Kosova”, Daçiç i tha gazetës Novosti në lidhje me pretendimet e Ziberajt se ai kishte një procesverbal të një takimi të strukturave udhëheqëse të SPS-it të shkurtit 1999, të cilat, sipas Daqiçit ‘kinse kishin për qëllim të mbulojnë masakrën dhe dëbimin masiv të shqiptarëve dhe duhet të shërbejnë si bazë për të ftuar Daçiqin në Gjykatën Speciale’.

Daqiç thekson se është e mjaftueshme që të shikohen raportet e tij para Këshillit të Sigurimit të KB dhe të mos shkohet në arkiva të tjera.

“Ato procesverbale të SPS-it, për të cilat halucionon Ziberaj, janë po aq të besueshme sa është Kosova shtet. Por nuk është një halucinacion, për fat të keq, por një realitet fakti që më shumë se 200.000 serb të dëbuar nga Kosova nuk mund të kthehen në shtëpi pas dy dekadave,”tha Daqiç.

Ai shprehet i gatshëm të shkojë në Gjykatën Speciale, por si dëshmitar ‘kundër shefave të lartë të Ziberajt që udhëhoqën Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’.