Lajme

Dalin pamjet nga takimi Borrell-Kurti

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, si dhe emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi ka qenë i planifikuar të nisë nga ora 16:30 dhe do të pasohet me një takim të ndërmjetësve europianë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Para këtij takimi, Borrell në deklarimin e tij për media ka thënë se do të diskutojnë hapat konkretë që duhet të ndërmerren nga të dyja palët drejt zbatimit të marrëveshjes së dakorduar vitin e kaluar.

“Shpresoj që sot definitivisht do të diskutojmë se si të sigurojmë dhe që më në fund të lëvizim përpara në bazat e kësaj marrëveshje. Për këtë do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Ajo që është dakorduar duhet të zbatohet. Veprimi duhet të pasojë marrëveshjen, zbatimi është fjala kyçe dhe sot do të punojmë në hapat konkretë të ardhshëm të implementimit”, tha Borrell.