Ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, ka folur për kujtimet dhe miqësinë që kishte me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
“Kam kujtime të mira për përpjekjet që Rugova i bëri për statusin përfundimtar të Kosovës. Unë isha në qeveri, jo si kryeministër por si zëvendës, dhe ministër i Punëve të Jashtme. Dhe Italia ishte zgjedhur si vend jo i përhershëm i Kombeve të Bashkuara dhe Ban Ki Moon në atë kohë e kishte caktuar datën 10 dhjetor si afat kur duhet të mbaronin negociatat. Dhe në dhjetor ishte radha e Italisë që ta udhëhiqte presidencën e Këshillit të Sigurimit. Ai donte personalisht të merrte pjesë në seancë për të bërë thirrje përkrahjen për pavarësi. Por, kjo u pamundësua nga nacionalizmi i lartë i Serbisë që nuk i pranonte faktet, por nuk mund ta shtyente pafundësisht këtë gjë”