Mirlind Daku, e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri në ligën ruse.
Në ndeshjen e parë, ai shënoi gol dhe asistoi në fitoren e Rubin Kazan me rezultat 4:2, kundër Nizhny Novgorod, duke u shpallur futbollist i ndeshjes.
Përveç kësaj, Daku hyri edhe në formacionin e javës duke treguar se do të jetë një rrezik i madh për portat kundërshtare në Premier Leaguen e Rusisë.
Sulmuesi nga Gjilani sivjet pati oferta të shumta edhe nga klube të tjera evropiane, por ai vendosi që të qëndrojë edhe më tutje tek Rubini.
26-vjeçari shpëtoi si duket pa dënim, nga skuadra e tij pas sjelleve jo të mira pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci, në “EURO 2024”.