Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, është shprehur edhe njëherë krenar për arritjen e radhës së kampionit kosovar.
Suharekasit mundën Dinamo Zagrebin në stadiumin “Fadil Vokrri” për të dalë të dytët në grupin C në Ligën e Konferencës së Evropës.
“Pa karakterin dhe atë luftën që i karakterizon futbollistët që unë i drejtoj, nuk do të kishim bërë asnjë rezultat historik nga ata që i kemi bërë”.